Hidhet në erë diga në Kherson, palët akuzojnë për sulme të ndërsjellta. Paralajmërohen përmbytje në Ukrainë

Një digë masive hidroelektrike e epokës sovjetike në pjesën e Khersonit (Ukraina jugore) e kontrolluar nga forcat e armatosura ruse “shpërtheu” sot, duke lëshuar një sasi të madhe uji.

Ndërkohë, palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin. Videot që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale tregojnë shpërthime shumë të fuqishme në digën në Nova Kahovka, në lumin Dnieper.

Video të tjera tregojnë sasi të mëdha uji që derdhen nga rrënojat e digës shkaktojnë tronditje të madhe të kalimtarët e rastit.

Palët kundërshtare fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. “Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse” -tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook.

I njëjti burim shtoi se “është duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”.

Sipas zyrtarëve pranë Moskës që folën për agjencitë ruse të lajmeve, diga u granatua nga ukrainasit. Një zyrtar i vendosur nga Moska në rajon foli për një “akt terrorist shumë të rëndë”, terminologji që i referohet një sulmi ukrainas.

Evakuimi i komuniteteve në zonë tashmë ka filluar, tha guvernatori rajonal Hersonas Aleksandër Prokudin. Brenda pesë orësh uji do të ketë arritur një nivel kritik”, paralajmëroi zoti Prokudin përmes Telegramit.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, rreth 80 komunitete do të duhet të evakuohen në rajon.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP