“Hejj..kqyre more në qafë e ka shkelë, hekja njerit”, Molliqaj publikon pamje nga arrestimet e djeshme

Kryetari i PSD-së ka publikuar dje një video nga arrestimi i dhunshëm i tij dhe i aktivistëve të tjerë të partisë nga ana e policisë.

Në video-incizim shihet se si një polic me rroba civile pasi e shtrin në tokë një aktivist ia vendosë këmbën në qafë.

Aty dëgjohen aktivistët  e tjerë duke bërtitur pasi polici e shkel atë me këmbë në qafë.

“Hej, në qafë e ke shkel, hekja more njërit, kqyre në qafë e ka shkelë”, dëgjohet duke bërtitur një aktivist.

Pas kësja polici ia heqë këmbën nga qafa.

Dje pos Molliqajt janë arrestuar edhe Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni.

“Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë. E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi. Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon”, ka shkruar Molliqaj.

Go to TOP