Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, simbol i vullnetit për liri dhe pavarësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Kushtetutën e Kaçanikut si një nga ngjarjet më madhore në historinë e Kosovës, duke e përshkruar atë si një shprehje të fuqishme të vullnetit të popullit për të jetuar të lirë dhe të pavarur.

Sipas Haradinajt, ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës që, me guxim qytetar dhe kombëtar, vendosën themelet e pavarësisë së vendit, të cilat më pas u forcuan përmes luftës çlirimtare si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare. /Kosova.info/


Go to TOP