Mashtruesja më e famshme nga Netflix, Anna Delvey do të jetë pjesë e Dancing With The Stars në Amerikë

Anna Sorokin, artistja mashtruese e njohur edhe si Anna Delvey, pas së cilës u xhirua seriali hit i Netflix “Inventing Anna”, do të konkurrojë në sezonin e ri të spektaklit “Dancing with the Stars” në Amerikë, shkruan CNN.

Në trailer-in e shfaqjes, Anna prezantohet si “ikona famëkeqe e modës me një byzylyk në kyçin e këmbës”. Në spektakël ajo do të kërcejë me balerinën profesioniste Ezra Sosa.

“Disa e shohin atë si një artiste mashtruese dinake, ndërsa të tjerë e shohin atë si një sipërmarrëse karizmatike dhe ambicioze që përfitoi nga elita sociale e New Yorkut për të hapur një studio prestigjioze arti”, thuhet në biografinë e saj në një deklaratë për shtyp.

“Rasti i saj ka ndezur gjithashtu debate për pasurinë, privilegjet dhe ngritjen sociale në shoqërinë moderne. Historia e saj vazhdon të rrëmbejë imagjinatën e publikut”, shtoi ajo.

Në fotot promovuese të të gjithë konkurrentëve të reality show-t të kërcimit, të publikuara në Instagram, Sorokin kishte veshur një nanoleg pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Anna ka lindur në Rusi dhe është e njohur për mashtrimin e bankave dhe skenës sociale të New Yorkut me mijëra dollarë midis viteve 2013 dhe 2017. Në atë kohë ajo jetonte në Manhatan dhe të gjithë mendonin se ishte një trashëgimtare gjermane me një pasuri prej 67 milionë dollarësh (60.3 milionë euro) në Evropë.

Anna është e ndaluar të përdorë të gjitha rrjetet sociale. Ajo shpesh fotografohet dhe filmohet teksa shkon në gjykatë dhe këto situata i shfrytëzon rregullisht si mundësi për të treguar zgjedhjet e saj të modës.

Go to TOP