Haradinaj: Kryetarët e komunave nga AAK, kanë vendos standard në qeverisje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është krenar me kryetarët e Komunave nga radhët e këtij subjekti politik.

Haradinaj ka thënë se kryetarët nga radhët e AAK-së, kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë.

“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre. Ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP