Gjykata e Apelit e refuzon si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë në rastin e Liburn Aliut dhe të tjerëve

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzoj si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.773/2020, i datës 23.08.2021.

Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë aprovuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të pandehurve dhe ndaj të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P., është hudhur aktakuza dhe është pushuar procedura penale.

Bwhwtw fjalw pwr rastin e tw akuzuarve Liburn Aliun, Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Sipas Apelit, të pandehurit L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P. kanë qenë të akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK, kurse të pandehurit A.O., B.U. dhe M.B.P., edhe për shkak të veprës penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, nga neni 402, paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK.

Njoftimi i Plotë:

A K T V E N D I M

Refuzohet si e pabazuar, ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtine, ndërsa Aktvendimi i

Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Renda, PKR.nr.773/2020, datë.

23.08.2021, VËRTETOHET.

A r s y e t i m

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzën PP.I.nr.105K/2018 të datës 24.07.2020

kundër të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B. – P., për shkak të veprës penale në

bashkëkryerje Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31

të KPRK-së, A.O., B.U. dhe M.B. – P., edhe për shkak të veprës penale në bashkëkryerje

Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore nga neni 402 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të

KPRK-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me aktvendimin

PKR.nr.773/2020 të datës 23.08.2021 ka aprovuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe

kundërshtimin e provave të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.

dhe M.B. – P. si të bazuara, ashtu që e ka hedhur aktakuzën, PP.I.nr.105K/2018 të datës

24.07.2020, si dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj të pandehurve. Gjithashtu, ka vendosur që

2

shpenzimet e procedurës penale paguhen nga mjetet buxhetore të Gjykatës. Ndërsa, të dëmtuarit

D.I., A.Q., G.L., SH.A., A.M., R.B., D.B., M.L., B.X., A.H., D.N., V.K., N.S., B.B., M.F., D.B.,

H.S., M. Z. LL., për realizimin e kërkesës pasurore – juridike janë udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij aktvendimi në afatin ligjor ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë

për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe

vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që ta aprovojë ankesën si të

bazuar dhe të anulohet aktvendimi dhe të vazhdohet procedura penale kundër të pandehurve.

Prokuroria e Apelit e Kosovës në Prishtinë, me parashtresën PPN.I.nr.282/21 e datës 08.09.2021,

ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që

aktvendimi të anulohet dhe çështja të kthehet në shqyrtim gjyqësor.

Gjykata e Apelit e Kosovës, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve

ankimore në ankesë, gjeti se ankesa është e pabazuar.

Në ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pretendohet se aktvendimi me të cilin është

hedhur aktakuza, si i tillë nuk përmban arsyet mbi faktet vendimtare, sepse nuk qëndrojnë arsyet

të cilat janë dhënë në arsyetimin e aktvendimit. Kështu, theksohet se aktvendimi është jo i drejtë

dhe i pabazuar dhe nuk është vërtetuar drejtë as gjendja faktike. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria

Themelore në Prishtinë është e mbështetur në prova dhe dëshmi të mjaftueshme dhe të

pranueshme, të cilat janë propozuar që edhe si prova të administrohen në shqyrtim gjyqësor, ku në

ankesë i liston si në vijim:

-Vendimi me nr 05 NR.350-290419 mbi refuzimin e Kërkesës së pronarëve D.I. etj, për caktimin

e kushteve ndërtimore i dt:07.05.2018, i lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së

Prishtinës. Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë,-Departamenti për Çështje Administrative

A.nr.1827/17 i dt.08.11.2017. Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës-Departamenti për çështje

Administrative A.nr.514/2017, i dt. 30.11.2017. Kërkesa e banorëve për ndërrim të destinimit të

planit rregullues urban – Prishtina e Re -Perëndim të Lagjes “Prishtina e Re” e dt: 29.06.2015.

Raporti i pjesëmarrjes së publikut në identifikimin e problemeve në planin rregullues urban të

Komunës së Prishtinës. Përgjigja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr A-306/15

e dt:18.11.2015. Përgjigja në kërkesën e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor Nr. A-21/16 e dt:13.04.2016, lidhur me kërkesën e parashtruar nga D.I. – Përfaqësues i

Lagjes Prishtina e Re. Përgjigje në Kërkesën për Opinion Ligjor e lëshuar nga Komuna e

Prishtinës, zyrtari i lartë për Çështje Juridike. Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor Nr. A-105/17,i dt:24.04.2017 me të cilin (shfuqizohet. Vendimi nr.05-351-290419, i dt:

27.02.2017, i Drejtorisë së Urbanizimit të Komuna e Prishtinës. Vendimi me nr 05 nr.351-290419

dt: 21.06.2017 i lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës, me të cilin refuzohet

kërkesa e pronarëve D.I. etj, për caktimin e kushteve ndërtimore.Vendimi i Ministrisë së Mjedisit

3

dhe Planifikimit Hapësinor, Nr. A-231/17, i dt:06.09.2017, me të cilin është aprovuar si e bazuar

ankesa e D.I.t nga Prishtina. Njoftimi Publik i dt: 25.01.2018, i lëshuar nga tani të pandehurit Z.R.

dhe N.K.. Përgjigje në Kërkesën për Opinion Ligjor e dt:05.01.2017, e lëshuar nga Komuna e

Prishtinës, zyrtari i lartë për Çështje Juridike, drejtuar Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës së

Prishtinës. Vendimi mbi Miratimin e Planit rregullues Urban Prishtina e Re-Perëndim në Prishtinë,

i lëshuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, 01nr. 035-186850 i dt:02.10.2013. Shkresa e

dt:23.11.2018, nga i dëmtuari D.I. lidhur me dëmin e shkaktuar. Plani Zhvillimor Urban Prishtina

2012-2022. Vendimi nr.A-206/18 i dt:11.07.2018 i lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor. Përgjigja në Kërkesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Nr.A-387/18 e dt:13.11.2018, drejtuar Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës së Prishtinës.

Kërkesa për Ndërrimin e destinimit “il dhe i2” në PRU Prishtina e Re Zona Perëndim, parashtruar

nga D.I.-përfaqësues i pronarëve të ngastrave, i dt:04.07.2014. Vendimi 01.nr.031-124287, i

dt:23.07.2016, i lëshuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Aplikacioni për kushtet e ndërtimit i

paraqitur nga D.I. ( dhe të tjerët), i dt:25.11.2016, drejtuar Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës

së Prishtinës. Vendimi mbi Miratimin e Planit Zhvillimor Urban për periudhën 2012-2022, nga

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, me nr 01.nr 035-181427 i dt: 24.02.2013. CD-ja, lidhur me

rastin e lartcekur, e paraqitur nga pala e dëmtuar D.I.. Procesverbali i dt.06.04.2018, i nënshkruar

nga pala D.I. në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës. Projekti të cilin e ka punuar

për Lagjen Prishtina e Re, tani i pandehuri Z.R.. Komunikimi përmes emailit i dt.22.07.2014 në

mes të I.K. APE-D.O.O. së bashku me propozimin dhe së bashku me foto dokumentacionin

drejtuar Komunës së Prishtinës drejtorisë së Urbanizimit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Gjithashtu, shton se ka propozuar që të dëgjohen edhe të dëmtuarit – dëshmitarët si dhe të

pandehurit. Sipas ankesës, nuk janë vlerësuar provave të cilave iu referohet prokuroria si në

ankesë, duke iu referuar në veçanti Vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

nr.A105/17 i datës 24.04.2017, Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr.A231-2017 të datës 06.09.2017, Vendimit të Ministrisë së Mjedisit së Planifikimit Hapësinor nr. A206/18 të datës 11.07.2018, pastaj Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – departamenti

për çështje administrative A.nr.1827/17 të dt.08.11.2017 si dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit

të Kosovës AA.nr.514/2017 të datës 30.11.2017. Më tutje në ankesë, pretendohet se nuk janë marrë

parasysh as deklarimet e të dëmtuarve D.I., A.Q., G.L., SH.A., A.M., R.B., D.B., M.L., B.X., A.H.,

D.N. dhe N.S., të cilët edhe kanë deklaruar se e ndjejnë veten të dëmtuar në këtë rast. Gjithashtu,

nuk janë vlerësuar deklaratat e të dëmtuarve D.I. dhe G.L. të dhëna në prokurori, të cilët kanë

treguar se pasi që kanë bërë kallëzimin penal ndaj Drejtorisë së Urbanizmit, kanë pasur takim me

të pandehurin A.O., i cili atë ka qenë në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës

së Prishtinës, i cili iu kishte thënë se lëshojmë leje ndërtimore me kusht që ju të bëni tërheqjen e

kallëzimit penal të ushtruar, duke iu thënë se do të iu japim leje brenda një kohë të shkurtër, me

kusht që të tërhiqet kallëzimi penal. Sipas ankesës, nuk janë vlerësuar as deklaratat e të pandehurve

të cilët kanë deklaruar se në Lagjen “Prishtina e Re” Zona Perëndim sipas planit zhvillimor urban

është paraparë ndërtimi indivudal i shtëpive të banimit dhe se ky plan është i nivelin më të lartë

hierarkisë se sa plani rregullues urban. Gjithashtu, nuk është vlerësuar as deklarata e dëshmitares

4

Fisnike Kelmendi, e cila ka deklaruar se plani zhvillimor urban është plan i nivelit më të lartë në

krahasim me planin rregullues urban dhe në rast konkret Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor ka vendosur me vendimin A-231/17 të dt.06.09.2017.

Sipas ankesës, në veprimet e të pandehurve ka ekzistuar dashja që të iu shkaktojnë dëm të

dëmtuarve, nga fakti se të gjithë të pandehurit e kanë ditur se plani zhvillimor urban është plan i

nivelit më të lartë në raport me planin rregullues urban dhe se plani zhvillimor urban ka paraparë

ndërtim individual të shtëpive të banimit dhe se të pandehurit me vendimet e nxjerra duke mos

zbatuar vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë refuzuar kërkesat e të

dëmtuarve për lejimin e caktimit të kushteve ndërtimore në Lagjen Prishtina e Re, Zona Perëndim,

duke mos zbatuar as vendimet e Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit.

Prokuroria pretendon, se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje absolute të dispozitave të

procedurës penale dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, sepse pa

administrimin e provave të propozuara nga Prokuroria në shqyrtim gjyqësor, është bërë vlerësim

jo i drejtë dhe i gabuar i gjendjes faktike. Gjithashtu, është shkelur edhe ligji penal, sepse veprat

penale për të cilat akuzohen të pandehurit janë vepra që ndiqen sipas detyrës zyrtare dhe në

veprimet e tyre manifestohen elementet e veprave penale. gjithashtu, aktvendimi përmban shkelje

nga neni 403 par.1 nën par.12 të KPP-së, çka e bën aktvendimin të paqëndrueshëm, të pa drejtë

dhe të pabazuar. Duke mos e vërtetuar qartë se cilin ligj duhet zbatuar kur i është referuar vendimit

të Gjykatës Administrative, nuk janë vërtetuar faktet vendimtare. Prokuroria pretendohet se

aktakuza është ngritur konform dispozitave ligjore dhe brenda afatit ligjor, ku prokuroria ka

shqyrtuar kallëzimin penal të paraqitur nga pala e dëmtuar D.I. dhe janë ndërmarrë veprimet

hetimore paraprake e më pas prokuroria ka nxjerrë aktvendimin për fillim të hetimeve me datë

17.04.2019 e më pas me datë 24.07.2020 edhe ka ngritur aktakuzën. Në këto rrethana është

propozuar si më lartë.

Gjetjet e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i Gjykatës së shkallës së parë, nuk është marrë në shkelje

esenciale të dispozitave të procedurës penale, drejt dhe në mënyrë të plotë ka vërtetuar gjendjen

faktike, nuk është shkelur ligji penal me rastin e nxjerrjes se aktvendimit.

Fillimisht lidhur me pretendimet e prokurorisë, për sa i përket, mungesës se arsyeve mbi faktet

vendimtare, dhe se aktvendimi është jo i drejt dhe se nuk është vërtetuar ne mënyrë të drejt gjendja

faktike, Gjykata e Apelit vlerëson se:

Aktvendimi i Gjykatës së shkallës së parë, është i qartë në dispozitivin e tij dhe i kuptueshëm dhe

se nuk ka asnjë rrethanë që do ta bënte dispozitivin e aktvendimit të paqartë apo të paqëndrueshëm.

Më konkretisht, Gjykata e Shkallës se parë, në aktvendimin e ankimuar, ka dhënë arsye konkrete

5

lidhur me mungesën e dyshimit të bazuar për te akuzuarit në raport me veprat penale që ata

ngarkohen. Gjykata e shkallës së parë, në faqen 6 të arsyetimit të aktvendimit, ka dhënë arsye

lidhur me piken I, të dispozitivit të aktakuzës për veprën penale të Keqpërdorimit të detyrës apo

autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, për të cilën vepër penale

ngarkoheshin te akuzuarit: L.A., Z.R. dhe N.K., se kanë nxjerr vendimet, Nr. 05-351-290419 te

datës 27.02.2017 me te cilin është refuzuar kërkesa e të dëmtuarve për dhënien e kushteve

ndërtimore, si dhe vendimin Nr. 05-351-290419 të datës. 21.06.2017, e që me nxjerrjen e këtyre

vendimeve prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm të dëmtuarve duke keqpërdorur

autorizimet. Po ashtu për veprën e njëjtë penale, aktakuza ngarkon të pandehurit, A.O., B.U. dhe

Mimoza P., se kanë nxjerrë vendimin, Nr. 05-350-290419 të datës, 07.05.2018, me të cilin kishte

refuzuar kërkesën e të dëmtuarve për dhënien e kushteve ndërtimore, edhe pse Ministria e Mjedisit

dhe Planifikimit Hapsinor, kishte nxjerr vendimin Nr. A-231/2017 te datës 06.09.2017, sipas së

cilit vendim ishte shfuqizuar vendimi i nxjerr nga të akuzuarit, L.A., Z.R. dhe N.K..

Nga arsyet e aktvendimit të ankimuar, rrjedhë se Gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar të gjitha

rrethanat se përse nuk rezulton dyshimi i bazuar i mirë, se të pandehurit kanë konsumuar veprën

penale për te cilën janë akuzuar, që si të tilla këto arsye i pranon edhe gjykata e Apelit.

Për me tepër nga shkresat e lëndës, rezulton se të dëmtuarit kishin parashtruar kërkesën për dhënien

e kushteve ndërtimore pranë Drejtorisë se urbanizimit në Komunën e Prishtinës, në kuadër të

Bllokut Urban I-1 dhe I-2, të tërësisë hapësinore I, të planit rregullues Prishtina e Re Zona

perëndim, për parcelat sipas kërkesës së të dëmtuarve.

Siç rrjedhë nga vendimet e marra nga të akuzuarit, L.A., Z.R. dhe N.K., ata kanë nxjerr vendimet,

Nr. 05-351-290419 të datës 27.02.2017, me të cilin është refuzuar kërkesa e të dëmtuarve për

dhënien e kushteve ndërtimore, si dhe vendimin Nr. 05-351-290419 të datës 21.06.2017, arsyet

nga vendimet e tilla rezultojnë që ishin dhënë, për shkaqet se përse kërkesa ishte refuzuar ku në

faqen 2, të vendimit pasuesi 2 dhe 3, janë dhënë arsyet, se në fuqi ishin dy akte që rregullonin

aspektin e ndërtimit: Plani Zhvillimor Urban dhe Plani Rregullues Urban. Nga plani zhvillimor

urban si akt që nga përmbajtja e dispozitës së Ligjit për planfikim hapësinorë ( të cilin ligj e kishin

zbatuar të akuzuarit) në neni 14 rezulton se, “Plani Zhvillimor Urban është plan strategjik multi

sektorial i cili përcakton synimet afatgjate për zhvillim dhe menaxhim të zonave urbane për

periudhën prej së paku pesë (5) viteve”. Ndërsa po i njëjti ligj, në nenin 15 përcakton, plani

rregullues urban, “ Me planet rregulluese urbane caktohen kushtet për rregullimin e hapësirës si

dhe rregullat e lokacionit të objekteve dhe ngastrat tokësore urbane. Planet rregulluese urbane do

të definojnë zonat e ndërtimit dhe do të përfshijnë linjat e rregullimit, linjat e ndërtimit, normat

teknike urbanistike dhe kushtet tjera lidhur me lokacionin e ndërtesave dhe ndërtimet tjera në

ngastrat tokësore urbane. Rrjedhimisht rezulton se në vitin 2013 kishte hyrë në fuqi Ligji për

planifikim Hapësinorë, nr. 04-L-174, por në nenin 26 të ligjit të ri, aktet e tilla të planifikimit

Hapësinorë që ekzistonin në Komuna, si plani zhvillimor dhe plani rregullues urban nuk kishin

6

pushuar së ekzistuari por ishin konsideruar se janë në fuqi deri në ndryshimet e tyre, që për

ndryshimet e planeve të tilla ishin Kompetent komunat përkatëse dhe Ministria.

Siç rezulton, nga shkresat e lëndës, Plani Rregullues urban dhe Plani zhvillimor ishin në

mospërputhje njëra me tjetrën, për sa i përket ndërtimit në zona të caktuara, dhe rrjedhimisht edhe

Ministria e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte konstatuar një mospërputhje të tille, sipas

vendimit Nr. 231/2017 te datës 06.09.2017, ku në faqen 2, konstaton se ka mospërputhje të planit

rregullues dhe Planit Zhvillimor, nga se sipas planit rregullues parashihej ndërtimi i institucioneve

shkollore dhe parashkollore, gjë që plani zhvillimor nuk i parashihte këto objekte publike. Ndërsa

po ashtu nga shkresat e lëndës, nuk rezulton se të akuzuarit L.A., Z.R. dhe N.K., kishin çfarëdo

qëllimi që përmes refuzimit të kërkesës për kushte ndërtimore, t’iu shkaktonin dëm të dëmtuarve

përkatësisht një qëllim i tillë nuk rrjedh as nga rrethanat faktike dhe as nga provat që mbështesin

aktakuzën. Nga të gjitha këto rrethana për Gjykatën e apelit rezulton se provat që mbështesin

aktakuzën nuk krijojnë dyshimin e bazuar për elementet e veprës penale që të akuzuarve, L.A.,

Z.R. dhe N.K., më saktësisht me asnjë provë që prokuroria ka mbështetur aktakuzën nuk rezulton

ekzistimi i dyshimit të bazuar dhe as nga faktet e çështjes nuk rrjedh ekzistimi i ndonjë qëllimi që

përmes ushtrimit të autorizimeve të tyre si zyrtar publik të kenë pasur për qellim që t’iu shkaktojnë

dëm të dëmtuarve. Gjykata vlerëson se mos përputhja e akteve juridike siç janë Plani zhvillimore

dhe plani rregullues urban, dhe zbatimi i njërit nga këto plane, nuk shpërfaq qëllim për shkaktimin

e dëmit ndaj të dëmtuarve kur refuzohet kërkesa, në sistemin juridik të vendit gjithnjë mund të

ketë dispozita kolizive ndërmjet akteve juridike që zbatojnë institucionet, por ekzistimi i

dispozitave kolizive siç kanë qenë edhe plani zhvillimor dhe plani rregullues urban, në asnjë

mënyrë nuk mund të interpretohet se kemi të bëjmë me qëllimin e zyrtarit për ti shkaktuar dëm të

dëmtuarve siç ka ndodhur në rastin konkret, se të akuzuarit me vendimin e nxjerrë kanë refuzuar

kërkesën për dhënien e kushteve ndërtimore, duke zbatuar planin rregullues urban dhe jo planin

zhvillimor.

Andaj në raport me te akuzuarit, L.A., Z.R. dhe N.K., kjo Gjykatë i pranon arsyet e dhëna nga

gjykata e shkallës së parë por edhe për arsyet e theksuara si me lartë, rezulton se pretendimet

ankimore të Prokurorisë janë të pabazuara.

Lidhur me pretendimet e prokurorisë, në raport me të akuzuarit, A.O., B.U. dhe M.B. P., që sipas

aktakuzës rrjedhë se të akuzuarit ngarkohen për veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare apo

autorizimit, nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me nenin 31, që si fakte në aktakuze iu ngarkohen të

akuzuarve, A.O., B.U. dhe Mimoza P., se kanë nxjerrë vendimin Nr. 05-350-290419 të datës,

07.05.2018, me të cilin kishin refuzuar kërkesën e të dëmtuarve për dhënien e kushteve ndërtimore,

edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, kishte shfuqizuar vendimin Nr. A231/2017 te datës 06.09.2017, sipas së cilit vendim ishte shfuqizuar vendimi i nxjerr nga të

akuzuarit, L.A., Z.R. dhe N.K..

7

Gjykata e Apelit lidhur me veprimet e të akuzuarve që prokuroria i ngarkon, vlerëson se vendimi

i datës 07.05.2018, ishte nxjerrë pasi që Ministria e Planifikimit Hapësinorë, e kishte anuluar

vendimin paraprak dhe e kishte kthyer lëndën në rishqyrtim lidhur me kërkesën e të dëmtuarve

D.I. dhe të tjerët. Rrjedhimisht të akuzuarit sipas pikës 3, të vendimit të Ministrisë së Planifikimit

Hapësinorë, e cila përcaktonte se: “ Obligohet Drejtoria e Urbanizmit, komuna e Prishtinës qe te

zbatoj planin zhvillimor urban nr.01-035-181427 te datës 24.09.2013 dhe dispozitat e ligjit për

ndërtimin Nr. 04/L-110”. Përkundër këtij obligimi që kishte përcaktuar organi i shkallës së dytë

në procedurën administrative, të akuzuarit si zyrtar pranë Komunës së Prishtinës në Drejtorin e

urbanizmit, me rastin e rishqyrtimit të kërkesës, nxjerrin vendimin e datës 07.05.2018, dhe

refuzojnë kërkesën e të dëmtuarve D.I. dhe të tjerëve.

Gjykata e Apelit vlerëson, se përkundër që Ministria e planifikimit Hapsinor ka dhenë një obligim

të tillë në vendimin e marrë në pikën III, të dispozitivit, ky institucion ka përcaktuar dy detyrime

për drejtorin e urbanizmit, ku të akuzuarit ushtronin detyrat zyrtare, dhe atë: 1. Që ta zbatojnë

planin zhvillimor Urban, si dhe që ta zbatojnë nenin 18, të ligjit për ndërtim.

Siç u argumentua më lart rrjedhë se plani zhvillimor urban është plan multisektorial që rregullon

fushat e aspektit hapësinor por jo në mënyrë të detajuar – dhe se i njëjti ishte në mospërputhje me

planin rregullues urban që e kishte miratuar Kuvendi i Komunës së Prishtinës të gjitha këto

rezultojnë nga vendimet e marra dhe nga dispozitata ligjore, përtej këtyre rrethanave, nga vendimi

i marrë nga të akuzuarit në faqen 7, të arsyetimit, pika 5 theksohet se, “ Neni 18 i ligjit për ndërtim

– Nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, aplikuesi i propozon organit kompetent kushtet

ndërtimore …” ndërsa paragrafi 2 i kësaj dispozite përcakton, “ Ne rastet kur nuk ekziston plani

rregullues urban,…”, nga të gjitha këto Gjykata e Apelit vlerëson se në rrethana të rastit konkret

vet obligimi i përcaktuar nga ministria e Planifikimit Hapsinor që drejtoria e Urbanizmit duhet të

zbatoj planin zhvillimor dhe nenin 18, të ligjit për ndërtim në vetvete përbënin pamundësi të

zbatimit të një detyrimi të tillë të përcaktuar nga organi i shkallës së dytë në këtë rast, Ministria e

Planifikimit Hapësinor. Sepse vet neni 18 përcaktonte kushtin kryesor kur duhet zbatuar ajo

dispozite dhe si kusht rezulton se është vetëm nëse nuk ka plan rregullues Urban, por se nga

shkresat e lëndës rrjedhe se, Kuvendi Komunal në Prishtinë kishte miratuar Planin Rregullues

Urban për zonën ku të dëmtuarit kishin kërkuar dhënien e lejes së ndërtimit, dhe se rrjedhimisht

nuk kishte rrethana që tregonin se nuk kishte plan rregullues urban për ta zbatuar dispozitën e nenit

18 të Ligjit për Ndërtimin, siç ishte obligimi nga vendimi i Ministrisë, pasi që plani rregullues

urban ishte në fuqi por që rezulton se ishte në kundërshtim me planin zhvillimor Urban, andaj fakti

i mos zbatimit të obligimit të tillë për të gjitha këto arsye gjykata e vlerëson se vendimi i nxjerr

nga të akuzuarit në asnjë rrethanë nuk përbën veprim në kuptim të keqpërdorimit të autorizimeve

me qëllim të shkaktimit të dëmit ndaj të dëmtuarve, por se përbën zbatim të akteve ligjore, dhe

rrjedhimisht siç u theksua më lartë aktet e tilla juridike kur rezultojnë se janë në mospërputhje

njëra me tjetrën nuk mund të pretendohet se rezulton qëllim për shkaktimin e dëmit ndaj të

dëmtuarve, nga këto arsye kjo gjykate vlerëson se provat që prokuroria pretendon se krijojnë

8

dyshimin e bazuar të mire ndaj këtyre të akuzuarve, nuk krijojnë dyshim të bazuar të mire në raport

me veprimet e tyre që do të përbënin elementet e veprës penale, andaj për këto arsye e duke i

akceptuar edhe arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Apelit vlerëson se

pretendimet e Prokurorisë, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale,

vërtetimin e gabuar dhe jo të plot të gjendjes faktike dhe shkeljes së ligjit penal, janë të pabazuara

për sa i përket hedhjes së aktakuzës dhe pushimit të procedurës penale, për veprën penale të

Keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të

KPRK-ës.

Lidhur me pretendimet e prokurorisë, të theksuara në ankesë se provat që mbështesin aktakuzën

krijojnë dyshimin e bazuar të mirë për veprën penale të mos zbatimit të vendimeve gjyqësore nga

neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31, ndaj të akuzuarve A.O., B.U.

dhe Mimoza P., siç rrjedh nga akuza, të akuzuarit ngarkoheshin, se Pasi që Ministria e Mjedisit

dhe Planifikimit Hapësinor, kishte nxjerr vendimin me nr. A-231/2017, të datës 06.09.2017, të

akuzuarit nuk e kanë zbatuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, A.nr. 1827/2017 të

datës 08.11.2017, dhe të Gjykatës së Apelit, A.nr. 514/2017, të datës 30.11.2017, me të cilat

aktvendime ishte refuzuar propozimi i Komunës së Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të Vendimit

të Ministrisë.

Gjykata e Apelit ka parasysh faktet që rrjedhin nga shkresat e lëndës, e që pasi Ministria e

Planifikimit Hapësinor kishte marr vendimin me nr. A-231/2017, të datës 06.09.2017, Komuna e

Prishtinës kishte parashtruar padi me të cilën kishte hapur konfliktin administrativ duke e

kontestuar vendimin e Ministrisë, ku përveç padisë njëkohësisht kishte propozuar masë të

përkohshme. Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin A.nr.187/2017, të datës 08.11.2017,

kishte refuzuar propozimin e Komunës së Prishtinës, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të

Ministrisë. Komuna e Prishtinës kundër vendimit gjyqësor kishte parashtruar ankesë pranë

Gjykatës se Apleit. Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e Komunës se Prishtinës, duke

vërtetuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, që kishte vendosur sipas aktvendimit, A.nr.

514/2017, të datës 30.11.2017.

Pas këtyre vendimeve të Akuzuarit kishin nxjerr vendimin, me nr. 05-350-290419 të datës,

07.05.2018, me të cilin kishte refuzuar kërkesën e të dëmtuarve për dhënien e kushteve ndërtimore,

siç u theksua më lart duke arsyetuar vendimin e tillë se përse nuk mund t’iu jepeshin kushtet

ndërtimore të dëmtuarve për kërkesën që kishin parashtruar.

Rrjedhimisht, me vet faktin që të akuzuarit kishin rishqyrtuar kërkesën e të dëmtuarve, për

gjykatën e apelit nuk përbën mos zbatim të vendimeve gjyqësore, nga se ata përderisa ishin para

vendimeve të gjykatës që kishte refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit ata edhe e kishin

trajtuar kërkesën. Ndërsa nëse pretendon Prokuroria se ata nuk kishin të drejt që të rishqyrtonin

kërkesën e tillë sërish por duhej që ta zbatonin drejtpërdrejt vendimin e Ministrisë, kjo në asnjë

mënyrë nuk përbën mos zbatim të vendimeve gjyqësore, por se përbënte një çështje tërësisht

9

administrative që të dëmtuarit do të mund ta kontestonin vendimin e marre nga të akuzuarit, pas

vendimit të dhënë nga Ministria, megjithatë këto rrethana nuk përbëjnë mos zbatim të vendimeve

gjyqësor, nga se të akuzuarit kishin vlerësuar se duhej të jepnin vendim pasi ministria i kishte

detyruara sipas pikës 3, të vendimit që e kishte marr, që të zbatohej plani zhvillimor dhe neni 18 i

ligjit për ndërtim, dhe se si plani zhvillimor por edhe neni 18 i ligjit për ndërtim nuk mund të

zbatohen ndryshe përveç se duke i materializuar me vendimmarrje, andaj rrjedhimisht veprimet e

të akuzuarve nuk mund të cilësohen si veprime të konsumimit të veprës penale të mos zbatimit të

vendimeve gjyqësore. Përtej këtyre rrethanave Lidhur me padinë e parashtruara nga Komuna e

Prishtinës përmes së cilës ishte hapur konflikti administrative dhe ishte kërkuar masa e

përkohshme – shtyrja e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë, rrjedhe se lidhur me padinë, Gjykata

Themelore në Prishtinë, me rastin e vendosjes së kërkesëpadisë së parashtruar nga Komuna e

Prishtinës, me Aktvendimin A.nr.1827/2017, të datës, 03.08.2020, kishte Hedhur tërësisht

kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës, ku në arsyetimin e aktvendimit, pasuesi 3, Gjykata në

Procedurën administrative kishte konstatuar, se: “ …Vendimi i të paditurës i kontestuar me padi,

A.nr.231/2017 të datës 06.09.2017 nga pala paditëse, me të cilën lënda është kthyer në rishqyrtim

tek pala paditëse, nuk është vendim përfundimtar në procedurën administrative, mbi këto arsye

gjykata vlerëson se në raport me këto lloje të vendimeve nuk munde te hapet konflikti

administrativ”, rrjedhimisht rezulton se nuk kishte vendim të gjykatës që të akuzuarit të mos e

ekzekutonin, por njëkohësisht rrjedhë se vet Gjykata kishte konstatuar se vendimi i Ministrisë nuk

ishte vendim përfundimtar dhe njëkohësisht kishte konstatuar se lënda ishte kthyer në rishqyrtim

tek e paditura, në Komunën e Prishtinës në Drejtorin e urbanizmit, kur të akuzuarit kanë ushtruar

autorizimet e tyre ligjore. Të gjitha këto arsye kjo Gjykatë i gjen në raport me veprën penale dhe

vlerëson se mbi provat që mbështesin akuzën nuk mund të rezultojë dyshimi i bazuar i mirë se të

akuzuarit kanë kryer veprën penale, mos zbatim i vendimeve gjyqësore nga neni 402 paragrafi 2

lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 te KPRK-ës.

Andaj, Gjykata duke vlerësuar këto rrethana dhe duke i akceptuar arsyet e dhëna nga Gjykata e

shkallës së parë në aktvendimin e atakuar, vlerëson se janë të pabazuara pretendimet e prokurorisë

se aktvendimi i Gjykatës së shkallës së parë është marrë me shkelje te dispozitave procedurale, se

nuk është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë gjendja faktike dhe se vendosja sipas aktvendimit

nuk përbën shkelje të ligji penal, kur është hedhur aktakuza dhe është pushuar procedura penale

ndaj të akuzuarit.

Gjykata e apelit kishte parasysh edhe pretendimet e prokurorisë në ankese, se nuk janë vlerësuar

provat kur Gjykata e shkallës së parë ka marrë aktvendimin me te cilin e ka hedhur aktakuzën dhe

e ka pushuar procedurën penale, kjo Gjykate vlerëson se provat e paraqitura nga prokuroria

qartësisht ndërlidhen me veprimet e procedurës administrative, se ishte zhvilluar procedura në

raport me kërkesën e të dëmtuarve për dhënien e kushteve ndërtimore, megjithatë ato prova nuk

krijojnë dyshim të bazuar për veprat penale që të akuzuarit ngarkoheshin, me konkretisht me provat

që prokuroria ka parashtruar nuk mund të rezultojë qëllimi që të dëmtuarit duke nxjerr vendime

10

kur i kanë refuzuar kërkesën kanë pasur qëllim që të dëmtojnë të dëmtuarit, pasi që vendimet e

marra tregojnë se kishin mbështetje në një akt të nxjerr nga Kuvendi Komunal, përkatësisht nga

plani rregullues urban dhe rrjedhimisht vendimet nuk konsistonin në arbitraritet, çka nënkupton se

fakti që plani rregullues urban ishte në mospërputhje të plot me planin zhvillimor, në asnjë mënyrë

nuk mund të rezultojë se qëllimi ishte për t’iu shkaktuar dëm të dëmtuarve kur janë refuzuar

kërkesat për dhënien e kushteve ndërtimore.

Po ashtu gjykata kishte parasysh edhe pretendimin e prokurorisë lidhur me deklaratat e të

dëmtuarve, posaçërisht kur prokuroria thekson, se Gjykata e shkallës së parë nuk kishte parasysh

deklarata e të dëmtuarit D.I. dhe G.L., që kishin deklaruar në prokurori, se në takim me drejtorin

e urbanizmit, ai iu ka thënë se “ne ua lëshojmë kushtet ndërtimore nëse e tërheqin kallëzimin

penal që keni parashtruar”. Fillimisht, Gjykata e apelit këtë pretendim e ka vlerësuar me kujdes,

dhe ka gjetur se, i dëmtuari G.L. në deklaratën në Prokurori ka theksuar, ne kemi qenë në takim

me drejtorin A.O., ku ka qenë edhe D.I. dhe A.Q.. Është fakt se i dëmtuari G.L. ka pohuar një

rrethanë të tillë se: “ i akuzuari A.1. i ka kushtëzuar me tërheqjen e kallëzimit”. Rrethanat e tilla të

kushtëzimit se iu ka kërkuar tërheqjen e kallëzimit penal i akuzuari A.O., i ka pohuar edhe i

dëmtuari D.I., në deklaratën e dhënë në prokurori. Por vet i dëmtuari A.Q. që ka theksuar se ishte

edhe ai në këtë takim, në deklaratën në prokurori në faqen e fundit ka deklaruar, se: “Gjate takimit

që e kemi pasur me drejtorin G.B. dhe drejtorin A.O. nuk jemi kushtëzuar asgjë nga ata por ne

vetëm jemi interesuar se a është e mundur që ta shtyejme çështjen e parcelave përmes Asamblesë

Komunale për ta ndryshuar planin rregullativ”, pra vet i dëmtuari qe ishte preznt në këtë takim

mohon çfarëdo kushtëzimi nga te akuzuarit përkatësisht i akuzuari A.O.. Për me tepër, rrethanën

e tillë e ka mohuar edhe i Akuzuari në deklaratën e dhënë në fazat e më hershme të procedurës së

hetimeve. Mbi këto arsye që vet i dëmtuari A.2. ka konsideruar se është i dëmtuar dhe ai mohon

të jenë kushtëzuar nga i akuzuari A.1., kjo gjykate pretendimin e tillë të prokurorisë e gjen të

pabazuar, dhe se me deklarata e këtyre dy të dëmtuarve fakti i tille i kushtëzimit në asnjë mënyrë

nuk mund të konsiderohet si element i motivit për tu shkaktuar dëm kur janë refuzuar kërkesat të

dëmtuarve, nga se edhe i dëmtuari A.2. pretendon se është dëmtuar por ai qartë thekson se nuk

jemi kushtëzuar për asgjë nga i akuzuari A.1.. Për me tepër Gjykata nuk mund të kuptoj se si

prokuroria ka qenë në dijeni të faktit se në këtë takim ka qenë edhe G.B., dhe nuk bënë përpjekjen

më të vogël që të zbatoj me përpikëri nenin 7, e cila dispozitë detyron Prokurorin që të vërtetoj

faktet si në dëm ashtu edhe në favor të të akuzuarit, dhe përkundër se tre të dëmtuarit, G., D. dhe

A.2. por edhe i akuzuari A.1. kanë pohuar se në këtë takim ka qenë edhe drejtori G.B. si drejtor i

planifikimit strategjik, asnjëherë nuk ishte ftuar që të merrej në pyetje, kjo për Gjykatën e Apelit

është e qartë se prokuroria nuk e kishte zbatuar detyrimin ligjor nga neni 7 i Kodit të Procedurës

Penale, përkundër këtyre Gjykata pretendimin e prokurorisë se nuk janë vlerësuar dhe nuk janë

marr për bazë deklaratat e të dëmtuarve, nuk është i bazuar një pretendim i tillë, nga se të gjithë të

dëmtuarit tregojnë rrethanat e zhvillimit të procedurës administrative dhe të gjithë pohojnë faktet

se në takime zyrtare me të akuzuarit, janë njoftuar se çështja e kushteve ndërtimore ndërlidhet me

planin rregullues urban.

11

Andaj gjykata e Apelit, e vlerëson se aktvendimi i ankimuar i Gjykatës së shkallës së parë nuk

përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se Gjykata drejt ka vlerësuar

faktet dhe provat kur ka konstatuar se nuk ka prova që mbështesin ekzistimin e dyshimit të bazuar

të mirë, drejt ka zbatuar ligjin penal kur akuzën e ka hedhur dhe e ka pushuar procedurën penale.

Gjykata kishte parasysh përgjigjet e mbrojtësve të të akuzuarve të parashtruara ndaj ankesës së

prokurorisë, dhe ato si të tilla i ka vlerësuar, por duke qenë se nuk ka gjetur të bazuar ankesën e

prokurorisë nuk e sheh të arsyeshme që specifikisht të arsyetoj pretendimet në përgjigjet e

mbrojtësve, nga se të gjitha përgjigjet e mbrojtësve kanë propozimin që ankesa e prokurorisë të

refuzohet si e pabazuar.

Nga sa u tha më lartë e konform dispozitës së nenit 416 par. 2 të KPPRK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi.

Go to TOP