Gerrard thotë se Liverpool ende ka nevojë për Mohamed Salah

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, ka deklaruar se klubi ende ka nevojë për Mohamed Salah.

Salah është lënë jashtë nga ndeshja e Champions League të martën ndaj Inter, pas disa kritikave në adresë të trajnerit Arne Slot dhe hierarkisë së klubit lidhur me mosaktivizimin e tij në Premier League.

“Liverpool ka nevojë që Mo Salah të kthehet duke luajtur mirë, duke shënuar gola sepse ai është lojtari më i mirë, shënuesi më i mirë, dhe do t’i ndihmojë të dalin nga kjo situatë”, ka thënë Gerrard për “TNT Sports”. “Ai duhet t’i zgjidhë gjërat me trajnerin”. 


Go to TOP