Forumi Intelektual E30 në mbështetje të plotë për kërkesat e studentëve të UP-së

Forumi Intelektual E30 ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke theksuar rëndësinë e respektimit të zërit të rinisë akademike. Forumi konsideron bojkotin e mësimit dhe protestat si mjete demokratike legjitime për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesën për përmirësime në sistemin arsimor.

Artan Nimani, kryetari i Forumit, u bëri thirrje autoriteteve universitare që të reflektojnë me përgjegjësi ndaj shqetësimeve të studentëve dhe të shmangin praktikat e nënvlerësimit të kërkesave të tyre, duke i cilësuar ato si të tejkaluara dhe të dëmshme për frymën e përparimit akademik.

Sipas Forumit, universiteti duhet të jetë një hapësirë lirie intelektuale ku zëri i studentëve vlerësohet si forcë lëvizëse për zhvillim.

Forumi Intelektual E30 mbetet i përkushtuar për një arsim më të mirë dhe për një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj duke theksuar se dialogu është rruga e vetme për të avancuar drejt një arsimi cilësor që i përgjigjet nevojave të studentëve dhe shoqërisë. /Kosova.info/


Go to TOP