FI me akuza për abuzim në kontratat e çerdheve: MAShTI nën hetim për shpërdorim të miliona eurove

Forumi Intelektual Europa 2030, përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për nënshkrimin e 11 anekseve të kontratave për ndërtimin e çerdheve. Këto kontrata, që kanë sjellë kosto shtesë prej 9 milionë euro për 20 tenderë, ngjallin dyshime mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve publike.

Nimani ka kërkuar një hetim të plotë nga prokuroria për të adresuar shqetësimet për shpërdorimin e fondeve, duke theksuar se vendimet e MAShTI-së nën drejtimin e Arbërie Nagavcit, duket se janë shoqëruar me mungesë mbikëqyrjeje dhe parregullsi në planifikim.

Ai nënvizoi rëndësinë e një mekanizmi monitorimi për kontratat publike dhe nevojën për politika më të rrepta të prokurimit, për të garantuar që fondet publike të përdoren me përgjegjësi dhe transparencë. /Kosova.info/


Go to TOP