Krasniqi: Raporti i BE-së për vitin 2024 më negativi që ka marrë Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, i publikuar sot, është raporti më negativ që ka marrë vendi ynë ndonjëherë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se mesazhet kryesore që dalin prej këti raporti janë të qarta: “Kosova mbetet nën sanksione, Kosova po keqqeveriset, Kosova po ecën prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të medieve, si dhe në drejtësi! Tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres”.

Sipas tij tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria e Republikës së Kosovës, e për të cilët Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve.

“Fatkeqësisht, dështimet e Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në këtë raport, nuk janë vetëm pasojë e jo-kompetencës dhe paaftësisë së tyre, por janë veprime të qëllimshme, të ndërmarra me vetëdije nga Kryeministri dhe vartësit e tij, si mjete për ruajtjen e pushtetit. Ky është një sabotim i zhvillimit dhe integrimit të vendit”, ka shkruar Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP