Elshani për protestën: Situata nën kontroll, pak protestues

Sipas informacioneve që ka siguruar RTK, vetëm rreth 20 persona janë mbledhur për të protestuar në territorin e Serbisë, por që nuk shihen në afërsi të kufirit në Jarinjë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Mitrovicë, Veton Elshani, në një përgjigje për RTK-në ka thënë se policia i ka marrë masat në mënyrë që situata të jetë nën kontroll.

“Nuk kemi pasur ndonjë problem për t’u theksuar. Rruga është e hapur, nuk kemi ndonjë problem në këtë pikë kufitare. Ka qenë një numër shumë i vogël”, ka thënë Elshani.

Ndërkohë, nuk dihet kush është organizatori i kësaj proteste.

Go to TOP