Doku Fest sivjet rrugëton me temën e ndryshimeve globale, ‘New Order’

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “Doku Fest” ka vendosur ta organizojë edicionin e 23-të nën temën “New Order”.

Tranzicioni i shpejtë global, luftërat, rëniet e ngritjet ekonomike, pësimet ambientale janë ato që do ta rrumbullakojnë si tema të filmave që do të shfaqen nën ombrellën e kësaj teme.

“Me luftërat në Gaza dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend  të ri botërorë – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca  – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po  bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar”, ka njoftuar Doku Fest.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet në datat 2 deri më 10 gusht.

“Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP