Kosova kualifikohet në Botërorin e lojërave elektronike `Counter Strike 2`

Kombëtarja e Kosovës në lojërat elektronike ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

E këtë sukses Ministria e Sportit e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm përmes një postimi në Facebook, teksa ekipit të Kosovës i ka dëshiruar suksese në Riad.

Kosova mposhti Letoninë në lojën e famshme “Counter Strike 2” për ta siguruar për herë të dytë paraqitjen në Botëror. /Kosova.info/

Go to TOP