Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirana nderon AKB-në për kontributin në zhvillimin ekonomik kombëtar

Në një takim të përbashkët mes kryesive të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tirana, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se zhvillimi ekonomik kombëtar kërkon mbështetje institucionale nga të dyja vendet si dhe rritjen e kulturës së konsumimit të produkteve vendase.

Nga ana tjetër, Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tirana, vlerësoi lart punën e AKB-së për promovimin e produkteve kombëtare dhe i dha AKB-së një mirënjohje të veçantë për kontributin e saj në ekonominë shqiptare dhe kosovare. /Kosova.info/


Go to TOP