Demi: Politikanët dhe analistët duhet të shmangin “confirmation bias”

Agron Demi nga Atlas Institute thekson se të gjithë politikanët dhe analistat duhet urgjentisht të lexojnë librin e Daniel Kahneman, “Thinking, Fast and Slow”, për të mësuar të shmangin “confirmation bias”, apo prirjen për të perceptuar gjërat vetëm sipas bindjeve të tyre.

Sipas Demit, kjo prirje është një nga arsyet që shoqëria jonë shpesh dështon të shohë zhvillimet reale, pasi informacionet filtrohen dhe klasifikohen në bazë të bindjeve personale.

Ai përmend edhe shembullin e Vetëvendosjes lidhur me bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: për një vit e gjysmë, qeveria kishte bërë fushatë duke u mburrur se kishte arritur të nisë bashkëpunimin strategjik me një ndër fuqitë më të mëdha botërore, por pas pezullimit të tij, të njëjtit përpiqen të minimizojnë humbjen duke thënë se “nuk kemi humbur asgjë”.

Demi nënvizon se njohja dhe shmangia e “confirmation bias” është thelbësore për të kuptuar realitetin dhe për të ndihmuar shoqërinë të përparojë. /Kosova.info/


Go to TOP