Çfarë ndodh nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është paraqitur para gazetarëve gjatë qëndrimit të tij sot në Beograd.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se mospranimi i tij do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës.

“Nëse nuk pranojnë, do të thotë se po largohen nga partneriteti euroatlantik në mënyrë të njëanshme. Nuk e di nëse ka pasur ende një përgjigje nga qeveria e Kosovës, shpresoj se qeveria do ta kuptojë se ne duam të arrijmë një rezultat reciprokisht të dobishëm për të dy vendet”, tha ai.

Go to TOP