Zhvendosen tri autoblinda të Policisë prapa ndërtesës komunale në Zveçan

Tri autoblinda të Policisë së Kosovës në Zveçan kanë lëvizur sot rreth orës 12:00 për disa metra, duke u vendosur prapa ndërtesës së komunës.

Ato po vazhdojnë të qëndrojnë ende në këtë lokacion, ndërsa nuk dihet nëse do të vazhdojnë rrugën në drejtim të Mitrovicës ose jo.

Ushtarët e KFOR-it, të cilët janë në numër simbolik po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit komunal. Një numër i tyre është pozicionuar edhe në hyrje-daljet kryesore të kësaj komune.

Situata në komunat në veri të Kosovës është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Go to TOP