Merkato Blitz/ Juventus pas lojtarit të Real, Bayern kërkon anësorin e Barçës

Juventus është në kërkim të një anësori të djathtë dhe sipas asaj që raporton Sky Sport, objektivi i parë i bardhezinjve do të jetë Lucas Vazquez. Futbollisti luan me Real Madrid, kontrata e të cilit skadon pas një viti. Kostoja e transferimit në Torino mund të arrijë deri në 8 milionë euro. Spanjolli luan te Los Blancos prej vitit 2015 ku u transferua nga Espanyol. Lucas Vasquez është rritur tek ekipet zinxhir të Realit. Këtë sezon lojtari ka luajtur në 30 ndeshje me madrilenët ku ka shënuar edhe 4 gola.

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat, ka lënë të kuptohet për një transferim gjatë verës në Premier League te Manchester United. Duke folur përpara finales së Fiorentinës në Konferencën e Evropës kundër Ëest Ham të mërkurën, mesfushori pranoi se Anglia do të ishte një destinacion ideal për të pasi u shpreh: “Sigurisht, Premier League është një ligë fantastike, një nga më të fortat në botë. Do të ishte mirë të luaja atje një ditë. Për Amrabat raportohet se tashmë ka interes të shtuar nga Djajtë e Kuq, të cilët gjithashtu po monitorojnë mesfushorin e kombëtares angleze, Declan Rice.

Bayern Munich po planifikon të përfshijë lojtar në marrëveshje për të transferuar sulmesin Raphinha nga Barcelona. Prej kohësh gjermanët janë të ineteresuar për futbollistin e katalanasve, që nga ana e tyre kërkojnë me ngulm Joshua Kimmich.

Bisedimet kanë ngecur në këtë pikë pasi klubi nuk dëshiron ta përfshijë mesfushorin në tratativë merkatoje. Për brazilianin Raphina ky është sezoni i parë në Spanjë ku u transferua nga ekipi i Leeds United verën e shkuar. Mbetet për tu parë e ardhmja e lojtarit, pasi shpesh herë trajneri i Barcelonës Xavi e konsideron futbollistin pjesë të rëndësishmë të projektit të tij.

Go to TOP