Çeku: Donald Trump pritet të kërkojë publikisht lirimin e Hashim Thaçit – akuzat janë politike

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka deklaruar se në ditët në vijim pritet një veprim i paprecedentë nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sipas Çekut, Trump do të kërkojë personalisht dhe publikisht lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga paraburgimi në Hagë, ku ai po mbahet me akuza që Çeku i konsideron të rreme dhe të motivuara politikisht.

“Nuk do të kalojnë shumë ditë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kërkojë personalisht me një deklaratë publike lirimin e Hashim Thaçit nga burgu,” shkruan Çeku. Ai shton se Thaçi është “peng i akuzave të ngritura nga prokurori Jack Smith”, të cilin ai e lidh me një sistem drejtësie që, sipas tij, është i korruptuar dhe i manipuluar.

Çeku thekson se arsyeja e vetme e mbajtjes së Thaçit në burg është se ai mbështeti iniciativën e Donald Trumpit për paqen në Ballkan gjatë mandatit të tij presidencial – një mbështetje që, sipas tij, nuk iu fal nga strukturat ndërkombëtare që synojnë ta ndëshkojnë çdo përpjekje jashtë kornizave tradicionale të diplomacisë.

“Askush nuk mund ta bëjë këtë përveç Donald Trump,” shkruan ai duke e përshkruar këtë ndërhyrje të pritshme si “fundin e një sistemi të padrejtë të drejtësisë ndërkombëtare.” /Kosova.info/


Go to TOP