Bombardohet Ramiz Lladrovci me akuza nga kundërkandidatët për Drenasin

Debati mes kandidatëve për kryetar te komunës së Drenasit, ka nxjerrë shumë akuza për nepotizem, korrupsion dhe kontrata me bizneset të cilat janë në emër të vetë kryetarit Ramiz LLadrovcit dhe vëllaut të tij, shkruan Kosova.info.

Xhavit Drenori nga Iniciativa qytetare GREEN për Drenasin, ka akuzuar z. Lladrovci duke shpalosur kontrata të nënshkruar nga kompania që ka themeluar vetë kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe vëllau i tij, ndërsa kandidati nga Iniciativa Demokratet e Drenasit, Driton Ajazi , ka akuzuar kreytarin Lladrovci për nepotizem, ku i ka përmendur dhe faktuar shumë zyrtarë të komunës së Drenasit të cilet kanë punësuar bashkëshortet e tyre dhe familjar të tjerë, ndërsa lidhje me gjitha këto akuza, që nuk i ka mohuar kryetari Lladrovci, ka thënë se asnjë ligj nuk ta ndalon që ti mohojë të drejtën për punësim askujë./Kosova.info

Go to TOP