Bislimi: Ka rënie të papunësisë nga 11.8% në 10.7%

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se në Kosovë ka rënie të papunësisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Bislimi, duke iu referuar disa të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka pasur një rënie të mëtejme të papunësisë.

“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka pasur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar ai në Facebook.

Bislimi ka thënë gjithashtu se në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë.

“Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, ka shkruar Bislimi.

Ai në fund të postimit ka publikuar edhe një link të ASK-së. /Kosova.info/


Go to TOP