“Beteja e Kosharës” pasqyrohet përmes artit
Një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ajo e Koshares.
Ofensiva e nisur më 9 prill 1999-të e kryesuar nga Agim Ramadani – Katana i cili udhëhoqi operacionin e njohur “Shigjeta” kulmoi me fitoren ndaj okupatorit serb më 10 qershor të po atij viti.
E në kujtim të të rënëve dhe atyre që kontribuan për lirinë e vendit, artisti Rilind Morina, vendosi që përmes artit ta pasqyrojë këtë betejë.
Ky punim është i bërë me akrill.
Dimensioni i saj është 130×115 centimetra.
Artisti në fjalë e ka dërguar një video në redaksinë e Klankosova.tv ku shihen edhe pjesë nga puna e tij.