Interi mund Venezian, ‘kërcënon’ Napolin

Interi ka arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës duke mundur Venezian, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të javës së 11-të.

Dueli mes kampionëve në fuqi të Italisë dhe Venezia-s, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, më raste të shumta, anipse u shënuan vetëm një gol.

Lautaro Martinez (65’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Simone Inzaghit.

Zikaltërit shënuan edhe një herë përmes Mikhitaryan (51’), por që u anulua nga VAR-i.

Krejt në finish të ndeshjes, Valenica më anë të Sverko (90+8’), barazoi rezultatin në 1-1, mirëpo, ky gol u anulua nga VAR-i, kështu që në fund fitores iu gëzua Interi.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në vendin e dytë me 24 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Napoli, kurse, Venezia është e 18-ta me 8 sosh.

Go to TOP