Bëhen homazhe në Vaganicë për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizaj
Kryetari i Komunës Mitrovicës së Jugut , Faton Peci, së bashku me nënkryetarin Enis Osmani, kanë bërë sot homazhe pranë lapidarit në Vaganicë të Mitrovicës, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të lirisë, Sami Gashi dhe Afrim Hajrizaj.
Homazhet u zhvilluan në praninë e nënës Elfije dhe familjes së ngushtë të dëshmorit Sami Gashi.
“Si luftëtarë të shquar, e me atdhedashuri që i frymëzoi me guxim, ata u ballafaquan në luftime të ashpra që u zhvilluan në këtë zonë deri në flijim, sepse për ta më e rëndësishme ishte liria sesa vetë jeta e tyre.Lirinë na e sollën dhe, bashkë me të, edhe amanetin që na thërret për punë të mira për këtë shtet. Lirinë na e sollën dhe, bashkë me të, edhe amanetin që na thërret për punë të mira për këtë shtet. ”, është shprehur kryetari Peci. /Kosova.info/
