Azemi i LDK-së: Gjendja me mbeturina në Ferizaj është alarmante, Aliu është i papërgjegjshëm

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune që vjen nga radhët e PDK-së, Agim Aliun, se po tregon paaftësi për ta menaxhuar situatën me mbeturinat.

Azemi tha se situata me mbeturinat në Ferizaj po vazhdon të jetë alarmante dhe se qyteti po kundërmon nga bërlloku.

“Kryetari Agim Aliu po tregon paaftësi për të menaxhuar me situatën dhe po përplaset me punëtorët e departamentit operativ në KRM “Pastërtia”, të cilët po protestojnë”.

“Qeverisja në Ferizaj në vend që të shqetësohet se me vazhdimin e kësaj gjendjeje që po rrezikon shëndetin e qytetarit, ka hyrë në gara në lojën e hedhjes së fajit. Është tërësisht e pashpjegueshme se si ky pushtet lokal nuk ka arritur t’i japë epilog kësaj problematike tash e sa kohë”, tha ai.

Më tej, ai tha se LDK-ja në këtë komunë kërkon zgjidhje urgjente, pasi sipas tij, qyteti nuk guxon të shndërrohet në kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarëve “veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm”.

Si LDK, kërkojmë urgjentisht një zgjidhje. Qyteti nuk guxon të shndërrohet në një kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarit veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm.

Go to TOP