Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shpreh gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar partinë politike nga Maqedonia e Veriut, VMRO, për fitoren e arritur të mërkurën e 8 majit në zgjedhjet parlamentare si dhe presidenciale.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të punuar së bashku, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimin rajonal.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në platformën X, të enjten. /Kosova.info/

Go to TOP