Llapi barazon, Ballkani e Drita fitojnë

Ballkani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Malishevës në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke bërë një hap tutje drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.

Bajram Jashanica dhe Bernard Karrica shënuan për fitoren e radhës së portokallezinjve, të cilët tashmë arritën në kuotën e 69 pikëve.

Fitore si mysafir ka realizuar edhe Drita, që e ka mundur Prishtinën, 2:1, duke u ngjitur në pozitën e dytë, me 65 pikë. Besnik Krasniqi e Blerim Krasniqi shënuan për gjilanasit, kurse Drilon Islami shënoi golin e vetëm për Prishtinën.

Ndërkohë, Llapi marrë vetëm një pikë si mysafir në duel me Gjilanin, duke barazuar 1:1. Jarovic shënoi për vendasit, derisa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.

Pas këtij barazimi Llapi tani ngec katër pikë me Ballkanin, derisa Gjilani bjen në pozitën e 8-të që dërgon në barazh.

Dy skuadrat tjera që po luftojnë për t’iu shmangur barazhit, Feronikeli 74 dhe Dukagjini shënuan fitore. Feronikeli 74 mposhti Lirinë, 4:1, kurse Dukagjini fitoi si mysafir ndaj Fushë Kosovës, 2:1.

Go to TOP