Abdixhiku pret një delegacion 30 anëtarësh të CSU në krye me ish-kryeministrin bavarez, shpalos detaje për takimin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein. 

Abdixhiku informon se në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së”. 

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike”.

“Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, shkruan tutje Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP