AUV: 6 kafshë asgjësohen pas rezultimit pozitiv me turbekuloz

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për asgjësimin e gjashtë kafshëve, pas rezultimit pozitiv me turbekuloz.

“Një rast tek një kafshë është në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitiv në një fermë ne fshatin Beguncë”, njofton AUV.

Tutje bëhet e ditur se komisioni në mënyrë që të pengojë përhapjen e sëmundjes, e ka marrë këtë vendim.

“Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP