Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i Arsimit, i Shkencës, i Teknologjisë dhe i Inovacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re.

 “Kryeministri Kurti e uroi z. Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit /Kosova.info/


Go to TOP