Arrestohet një arab në Prishtinë, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti Fast Kosova, me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, të martën ka arrestuar një shtetas nga Arabia Saudite, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP