Kurti diskuton me Komitetin Olimpik dhe Komunën e Prishtinës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z. Ismet Krasniqi, z. Milaim Kelmendi dhe z. Besim Haliti nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, me në krye Kryetarin Rama. 

Takimi u mbajt si vazhdimësi e takimeve në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. 

Të gjitha palët u dakorduan që partneriteti ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare. Hapat e mëtutjeshëm në kuptimin organizativ e ligjor janë në dakordim e sipër, me në thelb koordinimin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me palët tjera nënshkruese të kontratës në Kretë, Komitetit Olimpik dhe Komunës së Prishtinës. 

Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm. /Kosova.info/

Go to TOP