Gashani: E shtëna me armë nëpër ahengje vepër penale

Zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani ka bërë të ditur se fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave nëpër festa “Festo me zemër, jo me armë” e lansuar muaj më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdon të jetë aktive dhe ka gjasë të vazhdojë deri në fund të vitit.

Si pjesë e kësaj fushate, gjatë vizitës që i bëri hapësirave të poligonit të shenjëtarisë në Obiliq, tha se raportimi i qytetarëve për ata që përdorin armë nëpër dasma e ahengje është rritur, derisa rikujtoi se e shtëna me armë është vepër penale.

” E shtëna në ajr para se gjithash është vepër penale vepër e dënueshme me ligj PK do të reagojë dhe nuk është e këndshme që policia të reagoi derisa jem në një aheng por kjo është obligim ligjorë, kështu që të shtënat festive nuk janë ndalur por po shpresojmë që do të kemi një numër më të vogël”, ka thënë Gashani

Ai ka folur edhe punën e ministrisë që po e bën lidhur më konfiskimin e armëve ilegale.

” Për shkak të një historie numri i armëve ende besohet se është më i madh mirëpo besohet. ne po punojmë së bashku me të gjithë që ta dimë saktë numrin e armëve ta ndërrojmë besimin te popullata që ka qenë një kohë që është dashur arma për sigurimin e vendit, mirëpo tash kemi institucionet tona”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, sipas MPB-së, gjatë muajit gusht të këtij viti lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime.

Go to TOP