Arjola flet për puthjen me Ilirin thotë se nuk u bë nami

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka diskutuar lidhur me ngjarjet që e kanë karakterizuar shtëpinë gjatë kohës sa ka qenë ajo brenda.

Përveç mendimit të saj, sa i përket romancës së Donaldit me Beatrix, Dagz dhe Einxhel-Arjola diskutoi edhe momente tjera gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri foli për puthjen e shkëmbyer mes saj dhe balerinit, Ilir Shaqiri të cilët interpretuan një skenë filmi. “Ishte sfidë, ishte lojë nuk është se u puthëm, kështu u përpjekëm edhe nuk është hata e madhe një puthje në buzë. Unë putha të gjitha vajzat e shtëpisë në buzë dhe nuk u bë nami, kurse për Ilirin u bë nami”, tha ajo.

Kujtojmë se, Arjola u eliminua nga shtëpia e famshme pak para finales, megjithatë arsyen se përse ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP”, i kishte realizuar “Vëllai i Madh” e që ishte një apartament për fëmijët e saj.

Ndryshe, ish-banorja e shtëpisë, pak javë nga finalja, ka qenë e eliminuar por iu mundësua rikthimi me anë të biletës.

Go to TOP