Milaim Zeka plas deklaratën e papritur: Më mirë që Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë vdekur, sepse…

Analisti i njohur Milaim Zeka ka folur lidhur me 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për arritjet dhe dështimet që janë shënuar deri më tani.

Zeka deklaroi se ndonjëherë mendonte se ishte më mirë që ish presidenti Ibrahim Rugova dhe disa prej luftëtarëve të UÇK-së nuk jetonin më sepse ndryshe do të zhgënjeheshin nga politikanët të cilët kanë qeverisur Kosovën që pas shpalljes së pavarësisë.

Zeka: Rugova dhe të gjithë ata të cilët janë në Hagë janë kontribues të lirisë, por babai dhe ideatori i pavarësisë së Kosovës, është Ish presidenti Finlandez Marti Ahtisari i cili e punoi këtë ide dhe Albin Kurti ishte kundërshtar i përgjakshëm i kësaj ideje, i nxorri njerëzit në rrugë në protesta ku u vranë disa persona nga policia e UNMIK-ut. Nga ana tjetër u pëgjakën edhe qindra policë shqiptarë.

Ne që kemi qenë në këto procese që kemi rënë edhe në burgjet e ish -Jugosllavisë, jemi të zhgënjyer me proceset që kanë ndodhur sidomosd para pavarësisë. Prandaj themi më mirë se Rugova vdiq 2 vite para se të shpallej pavarësia. Madje edhe një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së më mirë që u vranë në luftë sepse do ishin zhgënjyer. Politikanët e Kosovës e kanë pasur si qëllim vetëm pasurimin personal duke vjedhur dhe grabitur paratë publike. Marrin shembullin e politikanëve të Shqipërisë të cilët duke e grabitur në ekstrem popullin u bënë milionerë brenda pak vitesh.

Go to TOP