Ansambli “Shota” në Spanjë me paraqitje të vlerave kombëtare

Mehmed Xhemajli, drejtor i Ansamblit “Shota”, tha se në ditën e dhjetë në qytetin historik të Toros, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert, ku shikuesit spanjoll kanë pasur rastin të njihen me kulturën, traditat e zakonet tona.

“Me gjithë peripecitë arritëm të shpërfaqim vlerat tona kulturore këtu në Spanjë dhe publiku na ka pritur mirë”, tha Xhemajli, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Tutje, ai bëri të ditur se të premten është nata garuese e koncertit ku do të marrin pjesë gjashtë shtete.

Mes tjera u tha se një performancë e tillë e Ansamblit “Shota”, jo vetëm që pasuron skenën kulturore ndërkombëtare, por gjithashtu forcon lidhjet kulturore mes Spanjës dhe Kosovës.

Go to TOP