Ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, nderohet me dekoratën ‘Emblema e Qytetit’ nga kryetati i Vitisë Sokol Haliti
Ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, Nderohet me Dekoratën ‘Emblema e Qytetit’ për Kontributet në Zhvillimin e Demokracisë dhe Qeverisjes Lokale
Në një ceremoni solemne të mbajtur sot, pata nderin dhe privilegjin të pres dhe të nderoj Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën prestigjioze “Emblema e Qytetit”. Ky çmim, si një shprehje e thellë e mirënjohjes dhe respektit, iu dorëzua Ambasadorit Davenport në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm për mbështetjen dhe angazhimin në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e qeverisjes lokale në Kosovë ka thën kryetari Sokol Haliti.
Haliti gjithashtu ka thënë se për më shumë se 25 vite, Ambasadori Davenport ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e transparencës, llogaridhënies, të drejtave të njeriut dhe përfshirjes qytetare në proceset vendimmarrëse, duke forcuar ndjeshëm institucionet tona lokale. Kjo dekoratë simbolizon falënderimin dhe mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe institucioneve tona për përpjekjet e tij të palodhura në përparimin dhe demokratizimin e qeverisjes lokale në komunën tonë.
Ishte një nder i veçantë për mua të ndaj këtë çmim me një personalitet kaq të shquar, i cili ka dhënë një kontribut të pamohueshëm në përmirësimin e jetës demokratike dhe qeverisëse në vendin tonë, tha kryetari Haliti./ F. Elshani – Kosova Info






