ALBIN KURTI, THIRRE POPULLIN NË PRISHTINË KUNDËR GJYKATËS SPECIALE!
Nga: Astrit Gashi
Reagimet e deritanishme të krerëve të PDK-së janë bërë thjesht të pashije dhe të padurueshme.
Për vite me radhë, kjo kasti nuk ofroi asnjë strategji politike serioze përballë procesit famëkeq në Hagë.
Çfarë pamë?
Vetëm deklarata patetike, fjalim të lëpira patriotike dhe sfilata qesharake para dyerve të gjykatës.
Sot, kur ẽshtẽ caktuar 16 shtatori dita e shpalljes së vendimit njëjtët njerëz dalin paturpësisht para kamerave duke ricikluar gënjeshtrën e vjetër se liderët do të kthehen
Këto nuk janë veprime politike por kjo është përpjekje e ulët për të ushqyer popullin me iluzione të rreme.
Gjatë gjithë këtij procesi, çdo kërkesë e mbrojtjes për masa më të lehta u hodh në koshin e plehrave. Ky realitet dëshmoi se retorika e tyre boshe nuk peshon asgjë.
Paradoksi më i ndyrë qëndron diku tjetër kur disa media dhe gazetarë që sot mbajnë fjalime të zjarrta e “patriotike”, janë pikërisht ata që dikur ndërtuan klimën helmuese politike që hapi rrugën për krijimin e kësaj gjykate.
Sot, po këta hipokritë guxojnë të shiten si mbrojtësit më të mëdhenj të Luftës Çlirimtare!
Kosova ndodhet në një udhëkryq historik ku heshtja nuk është më neutralitet, por një barrë e rëndë morale dhe tradhti ndaj historisë.
Për vite me radhë, juristë, avokatë mbrojtës dhe dëshmitarë të profilit më të lartë politik botẽror
kanë alarmuar opinionin për mënyrën skandaloze të funksionimit të Gjykatës Speciale dhe shkeljen brutale të standardeve të një procesi të rregullt ligjor.
Por, ky debat ka mbetur thjesht një fjalor steril e pa asnjë pasojë.
Edhe organizatat e dala nga lufta, me disa përjashtime të rralla,perjashto Xhavit Jasharin kane kapitulluar moralisht.
Ato kanë humbur pavarësinë duke u shndërruar në zgjatime dhe instrumente të thjeshta të partive politike.
Kur një organizatë pushon së shërbyeri kauzës dhe bëhet shërbëtore e interesit partiak, ajo vdes si zë i luftëtarëve dhe kthehet në një vegël të rëndomtë politike.
Prandaj, pyetja që kërkon përgjigje urgjente sot është:
Kush do ta shndërrojë këtë debat steril në revoltë qytetare?
Nuk guxojmë të presim 16 shtatorin pa demaskim të gjykatës fashiste përmes revoltes qytetare.
Albin Kurti, thirre popullin në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale! Ti ishe ndër zërat e paktë dhe të vetëm që guxove ta kundërshtoje themelimin e saj që në zënien e fillit.
Nëse ai qëndrim parimor mbetet i njëjtë edhe sot, atëherë deklaratat e tua nga zyra e kryeministrit nuk mjaftojnë më. Tani kërkohet përgjegjësi radikale politike dhe mobilizim masiv qytetar.
Bejë për Kosovën!
Nëse vërtet beson se në këtë proces janë thyer e përdhosur parimet themelore të drejtësisë, atëherë thirre popullin në shesh!
Protesta paqësore, por masive, është e drejtë e patjetërsueshme demokratike dhe mjeti më legjitim për të treguar dhëmbët e një shoqërie që nuk pranon t’i nëpërkëmbet historia.
Një thirrje e prerë shkon edhe për ata që protestojnë në Tiranë në emër të patriotizmit të salloneve: nëse kauza juaj është vërtet kombëtare dhe jo folklorike, lini kafenetë dhe *
ejani në Prishtinë!
Sepse historia e luftës së Kosovës nuk mbrohet me fjalë të bukura nga largësia komode, por me prani fizike aty ku zhvillohet beteja e vërtetë politike dhe morale.
Duhet të organizohen urgjentisht protesta qytetare që duhet të bashkojnë çdo forcë politike, pa asnjë dallim partiak.
Kjo nuk është betejë e një partie për vota, por një përballje ekzistenciale që prek mënyrën se si shoqëria jonë e sheh drejtësinë, luftën çlirimtare dhe të ardhmen e shtetit.
Nga kjo opozitë e vdekur dhe e gjymtuar politike mos prisni asgjë! Ata janë femijë të llastuar të rriturr me plazma!
Liderët e vërtetë nuk maten me fjalimet e shkruara bukur që mbajnë përpara kamerave të ndezura. Ata maten me vendimet e prera që marrin atëherë kur kostoja politike është e lartë dhe e rrezikshme. Historia nuk ka për t’i falur kurrë ata që heshtën kur duhej të vepronin me çdo çmim.
Në fund të fundit, një popull nuk gjykohet nga ajo që pëshpërit nëpër dhëmbë për drejtësinë, por nga gatishmëria e tij për t’i mbrojtur bindjet në sheshe, në mënyrë demokratike dhe të palëkundur.
Sot, edhe fëmijët në djep po e shohin se mbi Kosovën po kryhet një padrejtësi e tmerrshme. Atëherë, çfarë prisni?
Mos prisni që historia ta shkruajë reagimin tuaj. Shkruajeni vetë atë me praninë tuaj në shesh!
16 shtatori nuk guson të jetë thjesht dita e nënshtrimit ndaj një vendimi.
Ajo duhet të jetë dita e kthesës së madhe, dita kur qytetarët e Kosovës, përmes protestave masive, para kesaj date do të dëshmojnë se nuk e kanë humbur zërin e tyre.
Është koha për ta demaskuar përfundimisht këtë gjykatë fashiste, që frymëzimin, dosjet dhe kokën e ka në Beograd e në Rusi!
