Abdixhiku vizitë te fabrika që u dogj: 100 punëtorë kanë mbetur pa punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Kërpimeh të Podujevës, aty ku në fundjavë u dogj një fabrikë.

Nga atje Abdixhiku ka bërë thirrje për institucionet e vendit që të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh.

“Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot! Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht”, ka shkruar mes tjerash ai. /Kosova.info/

Go to TOP