Abdixhiku nga Peja: LDK fiton sepse është siguri dhe punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim në Pejë, ku u shfaq përkrah kandidatit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri duke shprehur bindjen për një fitore të qartë në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Në Pejën e bukur, me Gazin, për një fitore bindëse si vazhdimësi e punëve të mbara. Të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet e para, Peja e Dukagjinit i flet pas; bindshëm dhe qartë. LDK në dy krahët e saj do të marrë mbështetje të madhe qytetare. Dy festa në dy anë,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se qytetarët janë të lodhur nga propagandat dhe premtimet boshe duke kërkuar zhvillim real dhe qeverisje të përgjegjshme. “Sepse shfaqjet politike, fjalët e thata e vet propaganda nuk përcaktojnë më fatin e njerëzve tanë. Kosova don zhvillim. Qytetarët tanë duan jetë të mirë e qytetet tona duan punë. LDK është siguri dhe punë. Prandaj dhe fiton,” tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi se kjo garë do të dëshmojë se qytetarët po kërkojnë stabilitet, përparim dhe përkushtim ndaj punës, vlera që LDK-ja i përfaqëson në të dyja anët e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP