Abdixhiku nga Kolovica: Refuzimi i popullizmit po nis në Kryeqytet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku pas ndalesës në Kodrën e Trimave, është takuar me mbështetësit e LDK-së në lagjen Kolovica.

Në një postim, Abdixhiku tha se edhe në këtë lagje ikonike të kryeqytetit, LDK mori “mbështetjen e pathyeshme për fitoren e së dielës” duke theksuar se atmosfera e Prishtinës po ndryshon ndjeshëm.

“Kolovica, ishte ndalesa jonë e dytë. Pas Kodrës së Trimave, u takuam me mbështetës të kësaj lagje ikonike në Kryeqytet. Edhe këtu morëm mbështetjen e pathyeshme për fitoren e së dielës. Prishtina po frymon ndryshe!” shkroi ai.

Abdixhiku theksoi se “refuzimi i popullizmit po nis në Kryeqytet” duke rikujtuar se LDK tashmë është rikthyer si partia e parë në Prishtinë pas 12 vjetësh.

“LDK, pas rikthimit të madh me 12 tetor, si parti e parë këtu pas 12 viteve, do të përmbyllë rrugëtimin e sivjet me triumfin e madh të nëntorit. Përparim Rama edhe katër!”, përfundoi Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP