Abdixhiku: LDK është gati për ndryshimin e madh më 9 shkurt
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takimin e tij të fundit elektoral në fshatin Mushtisht, ku theksoi përkushtimin dhe energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve që mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“LDK është në momentet më të mira tash e sa kohë. Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën, dhe Lidhja që lëshon kushtrimin gjithmonë e gjen popullin,” deklaroi Abdixhiku duke paralajmëruar një fitore të madhe më 9 shkurt.
Ai nënvizoi se LDK ka rilindur si forca kryesore politike e Kosovës, duke qenë e gatshme të sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të vendit. Me numrin 124 si simbol të këtij ndryshimi, Abdixhiku ftoi qytetarët të bashkohen për realizimin e misionit të përbashkët.
“Republika jonë është vet ëndrra jonë. Ndryshimi sot është misioni ynë,” përfundoi ai, duke shprehur bindjen se LDK dhe qytetarët tashmë janë të bashkuar në një vizion të përbashkët për të ardhmen e Kosovës. /Kosova.info/
