Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut – akt historik i guximit dhe i rezistencës për liri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përvjetorin e 34-të të Kushtetutës së Kaçanikut, ka përkujtuar aktin historik të 7 shtatorit 1990, duke e vlerësuar si gurthemelin e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku vlerësoi guximin e deputetëve të asaj kohe dhe theksoi rëndësinë e Kushtetutës së Kaçanikut si një akt rezistence ndaj pushtimit serb.
Ai përkujtoi edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova mbi rëndësinë historike të kësaj dite për ndërtimin e shtetit të Kosovës, pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 korrikut 1990. /Kosova.info/