Vetaksident në afërsi të “Kroni i Mbretit”
Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te vendi i ashtuquajtur ‘Kroni i Mbretit’.
Kosova.info ka siguruar pamjet ku shihet se si një kamion është përplasur me anësoret e rrugës.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, përveq dëmeve materiale.
Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dal ekipet policore dhe po merren me rastin. /Kosova.info/

