​Maturantët serbë festojnë me flamuj serb dhe rus

Maturantët e shkollave të mesme sot ecën nëpër rrugët e pjesës veriore të Mitrovicës në një paradë ceremoniale, të shoqëruar me muzikë, pishtarë dhe një numër të madh flamujsh serb.

Mbledhje dhe festime u organizuan edhe në sheshin Princ Lazar, ku ata u argëtuan me trumbetistë, dhe midis flamujve ishte i dukshëm flamuri rus me ikonën e Jezu Krishtit.

Maturantët vazhduan paradën deri në gjysmën e urës kryesore të Ibrit.

Go to TOP