Kadolli: Gratë, shtylla e vendimmarrjes dhe zhvillimit në Kosovë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjollca Kadolli, me numër rendor 36, ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gruas së LDK-së në Viti, ku u diskutua për rolin dhe fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri.
Ajo bëri të ditur se takimi u karakterizua nga energji pozitive dhe diskutime të vlefshme, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së grave në vendimmarrje. Sipas saj, pozita e gruas duhet të mbetet thelbësore në ndërtimin e politikave dhe zhvillimin e vendit.
Kadolli shprehu mirënjohje për angazhimin e grave vitiase duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e rolit të gruas në politikë dhe në fusha të ndryshme të jetës.
“Përkushtimi, puna dhe uniteti ynë janë forca që na çojnë përpara”, theksoi ajo duke bërë thirrje për më shumë bashkim dhe angazhim drejt krijimit të mundësive të reja dhe arritjes së sukseseve të përbashkëta. /Kosova.info/
