Bordi i Mitrovicës, Krasniqi nënshkruan Udhëzimin Administrativ
Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Bordin e Mitrovicës.
Sipas tij, ky bord luan një rol të rëndësishëm ndërmjet dy komunave dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta që, thotë se përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Me këtë Udhëzim Administrativ: Sigurojmë qëndrueshmëri në menaxhimin e projekteve të përbashkëta, fuqizojmë koordinimin mes nivelit qendror dhe dy komunave, hapim rrugë për investime të reja që përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën sociale”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Si ministri, thotë ai, do të vazhdojnë ta mbështesin procesin për një bashkëpunim më efikas dhe zhvillim të qëndrueshëm në Mitrovicë.
