Filarmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin

Filarmonia e Kosovës ka realizuar një debutim të suksesshëm në Berlin, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike për publikun ndërkombëtar.

Orkestra dhe kori i Filarmonisë së Kosovës performuan së bashku me Choralspace Festival Choir dhe Konzertchor Münster, nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, duke ofruar një përvojë unike korale 360°.

Publiku në një sallë të mbushur mirëpriti me duartrokitje interpretimet e solistëve Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson.

Në koncert morën pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës Nora Arapi Krasniqi dhe shefja e kabinetit Shkurte Aliu.

Programi artistik përfshiu edhe veprën “Requiem für Mignon, op. 98b”, duke shënuar një paraqitje të rëndësishme të Filarmonia e Kosovës në skenën ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP