Kabashi: Janina Ymeri, zëri i drejtësisë në listën e LDK-së
Festim Kabashi ka përshkruar përfshirjen e Janina Ymerit në listën e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit si një hap të rëndësishëm për politikën e Kosovës.
“Sapo Janina Ymeri u përfshi në listën e LDK-së, dëshmoi se politika ka vend për njerëz që besojnë në drejtësi, liri dhe mbrojtjen e parasë publike,” tha Kabashi. Ai kujtoi rolin e Ymerit në zbardhjen e skandalit të madh të mafias energjetike dhe shpërdorimin e miliona eurove të qytetarëve që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamoviqit.
Kabashi theksoi se përfshirja e saj nuk është thjesht një kandidim, por një mesazh i qartë se integriteti dhe lufta kundër korrupsionit kanë vend në skenën politike të Kosovës. /Kosova.info/
