Kuçi: Dragisha Milloviç propagandon sulme të Kosovës ndaj serbëve

Hulumtuesi i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”  Gurakuç Kuçi ka denoncuar sot aktivitetet propagandistike të Dragisha Milloviçit, nënkryetarit të Listës Serbe, i cili po përhap pretendimin se “Kosova do të sulmojë serbët”. Sipas Kuçit, kjo propagandë synon të mbrojë veprimet paralele të Listës Serbe në terren duke rikthyer realitetin para vitit 2021.

Së fundmi, në Kllokot, Sreçko Spasiç arriti të dërgojë kandidatin e Listës Serbe në balotazh, por më pas u tërhoq dhe u shpërblye nga Serbia me një post të përkohshëm në “Organin e Përkohshëm Komunal të Vitisë”.

Kuçi paralajmëron se strategjia e Milloviçit përfshin: shtrirjen e ndikimit paralel në terren dhe përhapjen e frikës dhe propagandës se Kosova do të sulmojë serbët, për të paraqitur çdo reagim të Prishtinës si agresion.

Sipas Kuçit, Kosova këshillohet të reagojë me maturi, vendosmëri dhe diplomaci duke forcuar komunikimin me aleatët ndërkombëtarë dhe duke shtuar masat e sigurisë në mënyrë të qetë, pa u bërë pjesë e narrativës së Beogradit. /Kosova.info/


Go to TOP